75 Mall Live Search
15:12 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Magjistralja Prishtinë-Gjilan e mbuluar me borë

Rruga Prishtinë-Gjilan është e mbuluar me borë gjatë ditës së djeshme.

Qarkullimi i automjeteve është bërë i vështirë derisa nuk kanë munguar as aksidentet.

Qytetarët kanë dërguar pamje të gjendjes së kësaj magjistrale në redaksinë e Indeksonline ku sipas tyre kompanitë e kontraktuara për pastrimin e rrugëve sot kanë dështuar.

Situatë e njëjtë është edhe në magjistralet tjera në vend./Indeksonline/