75 Mall Live Search
17:02 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

A do t’i bashkohet Suarez Arsenalit, përgjigjet Emery

Trajneri i Arsenal, Unai Emery gjatë një konference për medie i’u është pergjigjur edhe pyetjeve rreth transferimeve të mundshme në club.

Njëri ndër emrat më të përfolur të Arsenalit për merkaton e dimrit është padyshim Denis Suarez, i cili nuk ka gjetur minutat e kërkuar në ekipin e Barcelonës, shkruan IndeksOnline.

“Ne nuk mund të nënshkruajmë me askënd në mënyrë të përhershme. Ne mund të marrim lojtarë vetëm si huazim”.
I pyetur se nëse Denis Suarez mund të huazohet në Arsenal , Emery tha: “Nuk e di, e di vetëm se klubi është duke punuar në mundësitë që të nënshkruajmë me lojtarë që mund të  na ndihmojnë vetëm si huazime” tha Emery./IndeksOnline/