Histori e turpshme, Gent Cakaj eshte fituesi moral
Këshilltari i zv/kryeministrit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, Bashmir Xhemaj ka reaguar ndaj mos dekretimit të Gent Cakaj për krye diplomat të Shqipërisë.
Kjo bllokadë kosovarit iu bë nga presidenti shqiptar, Ilir Meta.
Mirëpo, Xhemaj theksoi se Caka është fitues moral i kësaj beteje.
“Kosovari Gent Cakaj është fituesi moral i kësaj historie te turpshme qe po behet kinse për mbrojtjen e tërësisë territoriale te Kosovës! Nuk janë argumentet e ndarjes; te interesit kombëtar; as deklaratat për apo kundër; as përgatitja profesionale! Është për llogari te politikes ditore! Show must go ON”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/