75 Mall Live Search
12:36 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Dyshonte se ka një gjarpër në kulm, por në fund i doli diçka që se priste

Një person dyshonte që një gjarpër po fshihej në kulmin e shtëpisë së tij, pasi kishte dëgjuar zhurma natën.

Ai duke u frikësuar të marr vet iniciativë të heq gjarprin nga aty larg, telefonon personin adekuat që ishte profesionist në këtë punë, transmeton Indeksonline.

Kur punonjësi erdhi dhe hipi në kulm, filloi të nxjerr gjarprin e parë me dorëzën që vendosi në dorë të majtë.

Por kjo nuk ishte e tëra…

Ai një pas një dhe në fund arriti të nxjerr nga aty 20 gjarpërinj që kishin formuar çerdhe në kulm.

Kjo habiti banorët e shtëpisë, të cilët mbetën të shtangur dhe nuk u besonin syve nga ajo që shihnin. /Indeksonline/