Barcelona futet në garë për Moratan
Sipas “Sport.es” Barcelona është duke konsideruar një lëvizjshe të mundshme në formë huazimi për sulmuesin Alvaro Morata.
Spanjolli kohët e fundit ka qenë i interesuar për tu larguar nga Chelsea dhe agjenti i tij ka zhvilluar bisedime me Sevillën dhe Atletico Madridin.
Edhe pse lajmet e fundit kishin shprehur se Sevilla ishte shumë afër spanjollit, Barcelona poashtu i është futur garës për të siguruar shërbimet e lojtarit. /IndeksOnline