Dortmund bën transferimin e parë në këtë afat kalimtar
Sipas gazetës gjermane Bild, mbrojtesi i Boca Juniors, Leonardo Balerdi, ka rënë dakord për një transferim prej 16 milionë eurosh te Borussia Dortmund.
19-vjeqari do të nënshkruaj një marrëveshje katërvjeqare me klubin gjerman javën e ardhshme.
Për Balerdin kanë qenë të interesuar disa prej klubeve evropiane pas shfaqjeve të mira të lojtarit në Amerikën e Jugut, por Dortmund ka fituar garën për të siguruar transferimin e tij. /IndeksOnline/