75 Mall Live Search
16:25 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Monaco nuk ngopet vetëm me Fabregas, dëshiron t’i rrëmbejë Chelseat sulmuesin 40 milionësh

Monaco dëshiron që Michy Batshuayi t’iu bashkangjitet ish bashkëlojtarit të tij të Chelseas, Cesc Fabregas, pasi që sulmuesi shkëputi huazimin e tij në Valencia.

Fabregas ka arritur marrëveshje me Monacon për një kontratë 3-vjeçare, ndërkohë që Chelsea janë duke debatuar se kë të zgjedhin ndërmjet Nicolo Barellas dhe Leandro Paredes si zëvendësues të Fabregas, shkruan IndeksOnline.

Belgu njihet mjaftë mirë me trajnerin Thierry Henry pasi që dyshja kanë punuar së bashku me ekipin nacional të Belgjikës, dhe ishte drejtori sportiv i Monacos, Michael Emenalo, i cili transferoi belgun në Chelsea.

Thiery Henry ka lavdëruar më parë Batshuain duke thënë se ai është një top-finisher, ndërkohë që sa i përket transferimit të mundshëm të belgut në Francë Henry ka thënë: “Ne kemi punuar bashkë me Belgjikën. Ne do të shohim çfarë do të ndodhë, por besoj se ai mund të jetë një lojtar interesant, padyshim” ka thënë Henry./IndeksOnline/