Klopp dhe Van Dijk, më të mirët e muajit në Premierligë
Jurgen Klopp është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit dhjetor në Premierligë.
Trajneri gjerman me Liverpoolin i ka fituar të gjitha ndeshjet e dhjetorit, gjithsejtë shtatë duke bërë diferencën me pikë në Premierligë.
Për këtë sukses është shpërblyer edhe Virgil Van Dijk që është shpallur lojtari më i mirë i muajit në Premierligën Angleze.
Van Dijk ka qenë spektakolar në paraqitjet e tij duke shënuar edhe një gol gjatë këtyre ndeshjeve./Indeksonline/
