Ja kur është koha më e mirë për ushtrime fizike!
Koha se kur vendosni të bëni palestër është personale, marrja e një rutine të miratuar nga ekspertët mund të jetë e ndërlikuar.
Sa shpesh (dhe për sa kohë) duhet të ushtroni? Çfarë duhet të hani para dhe pas një stërvitjeje? Dhe a keni nevojë të hani para se të ushtroni? Të gjitha këto janë pyetje të cilat i bëjmë vetes përpara se të fillojmë palestrën ose çdo aktivitet tjetër.
Por më e rëndësishme nga të gjitha këto është dita se kur duhet të bëni aktivitet fizik thotë Dr. Wendy Suzuki, autor i Brain Healthy, Happy Life dhe profesor në Qendrën për Shkencat Neurale në Universitetin e Nju Jorkut.
Një stërvitje në mëngjes ka kompetenca mahnitëse për “ngritjen nga gjumi” të trurit.
Natyrisht, nëse oraret e ditës nuk ju lejojnë që të bëni aktivitet në mëngjes atëherë mos u shqetësoni sepse ekspertët thonë se nuk ka rëndësi kur ushtroheni, për aq kohë sa e bëni rregullisht. Por sipas Dr. Suzuki, një stërvitje në mbrëmje mund të ketë më pak efekte pozitive për trurin tuaj.
Pse? Sepse shumica prej nesh nuk e përdorin trurin në fuqinë e tij të plotë në orën 22:00. Pra, rekomandimi është që aktivitetet të ushtrohen në pjesën e parë të ditës sepse ushtrimet që ju bëni do jenë më efikase për shkak se përqendrimi është më i madh.