Dua Lipa me një tjetër sukses, nominohet katër herë në ‘Brit Awards’
Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka arritur një tjetër suksese në muzikë, shkruan Indeksonline.
23 vjeçarja është nominuar në dy kategori në ndarjen e çmimeve prestigjioze ‘Brit Awards 2019’.
Ajo është bërë artistja më i nominuar në ‘Brit Awards’ për herë të dytë me radhë, duke e konfirmuar statusin e saj si një nga yjet më të mëdhenj të pop-it të Britanisë së Madhe këtë dekadë.
Pasi u nominua për pesë çmime në vitin 2018 dhe fitoi dy prej tyre, ajo është nominuar katër herë në dy kategori në ndarjen e çmimeve këtë vit për dy këngët hite ‘One Kiss’ dhe ‘IDGAF’.
Dua u nominua për ‘Videon më të mirë’ dhe “ Kënga më e mirë’.
“Katër nominime në dy kategori” çfarë!! Faleminderit shumë, Dashuri, Dashuri shihemi atje” ka shkruar Dua./Indeksonline/