Dy shqiptarë në listën e më të kërkuarve nga Europol
Agjencia e Bashkimit Evropianë për zbatim të ligjit, ‘Europol’ ka publikuar listën e personave më të kërkuar. 
 Lista përbëhet nga 54 persona. Dy shqiptarë gjendën në ‘listën e zezë’, transmeton Indeksonline. 
 Gani Burreli apo i njohur si Aleks, qytetarë i Shqipërisë është pjesë e listës. Ai akuzohet për vrasje.  
 Burreli është i 12-ti në listën e ‘Europol’, transmeton Indeksonline. 
 Shqipron Hoxhaj është shqiptari tjetër që gjendët në listë. Ai akuzohet për trafikim me substanca narkotike. Ai pozicionohet i 44-ti në listë./Indeksonline/ 


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                