75 Mall Live Search
11:16 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Vdes njëri nga matematikantët më të shquar në botë

Sir Michael Atiyah, një nga matematikanët më të shquar në botë, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Atiyah, i cili ka punuar në Universitetin e Kembrixhit para se të dilte në pension, dha kontribut të jashtëzakonshëm në gjeometri dhe topologji.

Vëllai i tij Joe i tha BBC se ai ishte një nga matematicienët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.

Sir Michael ishte gjithashtu ish-president i Royal Society, një nga nderimet më të larta që një shkencëtar britanik mund të marrë.