75 Mall Live Search
11:17 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Jep dorëheqjen ministri grek, shkas marrëveshja me Maqedoninë

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos, njoftoi sot dorëheqjen nga posti i ministrit në shenjë proteste ndaj marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.

Kammenos drejton partinë më të vogël të koalicionit qeveritar drejtuar nga kryeministri Aleksis Tsipras.

Nuk është ende e qartë se si lëvizja e Kammenos do të ndikojë tek koalicioni qeveritar.

Ai drejton partinë e ekstremit të djathtë “Grekët e Pavarur”, e cila do të largohet nga koalicioni.