Nesër mbledhja e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, merr pjesë edhe Haradinaj
Nesër pritet të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik në Kosovë.
Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sipas njoftimit, ngjarja do të zhvillohet nga ora 09:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës./Indeksonline/