Mourinho e bëri ManchesTERR, Solskjaer e bëri Super Manchester
Manchester United ka mposhtur Tottenhamin në “Wembley” me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 22-të të Premierligës.
Golin e vetëm për Djajtë e Kuq e shënoi Marcus Rashford në minutën e 44-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Kjo është fitorja e pestë radhazi nga pesë ndeshje në Premierligë që kur timonin e skuadrës e mori Ole Gunnar Solskajer.
Me këtë fitore, Manchester United është në pozitën e gjashtë me 41 pikë me pikë të barabarta me Arsenal dhe gjashtë pikë më pak se Chelsea.
Tottenham mbetet në pozitën e tretë me 48 pikë, një më shumë se Chelsea ndërsa ka nëntë më pak se Liverpool. /IndeksOnline/