Familja mohon përfshirjen e Elshanit në përgatitjen e sulmit terrorist ndaj Haradinajt
Bledart Elshani, i cili dyshohet se e kërcënoi kryeministrin Ramush Haradinaj u arrestua nga Policia kundër terrorizmit me urdhër të Prokurorisë
Speciale gjatë mbrëmjes të së premtes, në shtëpinë e tij.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka thënë se në shtëpinë e tij janë gjetur të dhëna në telefonin e tij me disa fjalë kërcënuese ku shihet përgatitja e aktit terrorist kundër kryeministrit Haradinaj.
Aty i është gjetur edhe një thikë e ashtuquajtur luftëtare, e cila është përdorur si një ndër provat për arrestimin e tij.
Prokurori Hoxha thotë se disponojnë edhe me video materiale që mbështesin pretendimet e akuzës. Por këtë e mohojnë familjarët e Bledartit.