Makinat më të veçanta të panairit “CES”
Panairi më i madh i teknologjisë, “CES” mbahet çdo vit në Las Vegas të SHBA-së. Këtë vit u organizua nga data 8, deri në 11 Janar.
Aty paraqiten pajisje nga më të ndryshmet, dhe automobilat sigurisht që janë nga më interesantet.
Në edicionin e këtij viti nuk kanë munguar marka të fuqishme si Mercedes-Benz, Audi dhe BMW, por edhe marka të reja nga Kina e nga vende të tjera.
Dhe nuk pati vetëm vetura, por edhe motoçikleta, jahte, helikopterë e dronë. Më poshtë keni më të veçantat.









