Nesër takimi i radhës për dialogun i thirrur nga Veseli, të ftuar edhe Thaçi e Haradinaj
Nesër do të mbahet takimi i radhës koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi të thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
Në këtë takim të ftuar janë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, si dhe përfaqësues të grupeve parlamentare nga opozita LDK dhe VV.
Ky takim është paralajmëruar sedo të mbahet në orën 11:00.
Mirëpo, duhet cekur se herën e fundit kur është thirrur ky takim nga Veseli, LDK dhe VV nuk kanë marrë pjesë duke theksuar se nuk e pranojnë ekipin e zgjedhur negociator. Këtë qëndrim ata vazhdojnë ta kenë të njëjtë edhe tani, duke mos pranuar që të përfshihen në këto takime./Indeksonline/
