75 Mall Live Search
10:15 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Chelsea ofertë zyrtare për mesfushorin argjentinas

Chelsea është vënë në kërkim të një mesfushori që do të mund  ta zëvendësonte spanjollin Cesc Fabregas i cili është larguar në drejtim të Monacos.

Leandro Paredes është emri në top-listen e dëshirave të trajnerit Maurizio Sarri dhe si duket bordi i Chelseas ka vendosur që t’ia plotësojë dëshirën italianit, shkruan Indeksonline.

Chelsea sot ka dërguar ofertën e parë në drejtim të Zenit st. Petersburg, ofertë kjo që kap vlerën e 30 milionë eurove e që besohet se mund të jetë e pranueshme për shkak të raporteve të mira që kanë klubet ndërmjet vete./Indeksonline/