Fantastike, modelja me Sindrom Down bëhet ambasadore e markës për kozmetikë ‘Benefit’
Kate Grant, e cila ka Sindromën Down, është një prej modeleve më me famë për momentin.
20 vjeçarja nga Iralanda e Veriut, u kururzua me epitetin e më të bukurës në ‘Teen Ultimate Beauty of the World’ në javën e modës në Belfast, duke u shfaqur më pas edhe në ITV show.
Dhe tani ajo është bërë një ambasadore markës së njohur të kozmetikës, Benefit, transmeton Indeksonline.
Marka e produkteve të bukurisë zgjodhi atë pas realizimit të një fotografie të Kate, ku ajo kishte vendosur ‘eyeliner’ me produktin e tyre.

“Ajo po hap rrugën për njerëzit që vijnë pas saj. Kate është e vetëdijshme për këtë dhe dëshiron të përhapë vetëdijen për përfshirjen e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe kjo është ajo që ka bërë që nga fillimi. Ajo është e vetëdijshme dhe po përdor zërin e saj për këtë”, ka thënë nëna e vajzës.
Kate do të përfaqësojë Benefit, një kompani që shet përbërjen e saj në mbi 2 mijë dyqane në më shumë se 30 vende në nivel global./Inkesonline/
