Dua Lipa nuk i harron rrënjët, publikon video nga fëmijëria derisa flet shqip
Dua Lipa nuk ndalet asnjëherë duke na bërë krenar me arritjet e saj.
Këngëtarja nga Kosova është e lidhur me vendlindjen e saj dhe vazhdimisht tregon për prejardhjen e saj, shkruan Indeksonline.

Edhe së fundi, Dua ka publikuar një video nga fëmijëria e saj derisa dëgjohet duke folur në gjuhën shqipe.
“Duke folur në gjuhën shqipe dhe duke bërë një shfaqje të vogël para kamerës me beben Rina Lipa. Kush mund të mendoj se çfarë po them. Më mungon familja ime sot më shumë se kurrë më parë” ka shkruar Dua përkrah videos.
Ndryshe, Dua së fundi është nominuar katër herë për ndarjen e çmimeve prestigjioze ‘Brit Awards’./Indeksonline/