75 Mall Live Search
21:23 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Molliqaj: PSD-së i janë ofruar ministri e pushtet, por ne refuzuam përfitimin partiak!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se LDK e pranon edhe dialogun edhe PDK-në, derisa të marrë pushtet për vete.

Sipas tij, përderisa për PSD-në asnjëherë dialogu nuk është shfrytëzuar për të fituar pushtet për vete, për LDK-në synimi dhe kushti i vetëm për t’u përfshirë qenkan nëse ajo merr pushtet.

“PSD-së i janë ofruar ministri e pushtet, por ne kemi zgjedhur ta refuzojmë përfitimin partiak, për të vendosur kushte tjera, që i shërbejnë Kosovës. LDK-ja nuk paska kushte. Thjeshtë po thotë që për t’u përfshirë në dialog, ajo duhet të jetë në pushtet. Madje nuk paska më rëndësi edhe nëse në këtë pushtet është edhe PDK-ja.”, ka shkruar ai mes tjerash.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Ai thotë se do të funksionojë me miliona shqiptarë, megjithëse shumë njerëz e ofenduan rëndë …

LDK E PRANON EDHE DIALOGUN, EDHE PDK-NË, MJAFTON QË TË MARRË PUSHTET PËR VETE

Lajm i mirë që LDK paska bërë lëvizje drejt përfshirjes në dialog me Serbinë.

Por përderisa për PSD-në asnjëherë dialogu nuk është shfrytëzuar për të fituar pushtet për vete, për LDK-në synimi dhe kushti i vetëm për t’u përfshirë qenkan nëse ajo merr pushtet. Qoftë përmes zjedhjeve, qoftë pa zgjedhje por vetëm me riformatim të qeverisë – siç deklaroi sot Isa Mustafa.

PSD-së i janë ofruar ministri e pushtet, por ne kemi zgjedhur ta refuzojmë përfitimin partiak, për të vendosur kushte tjera, që i shërbejnë Kosovës. LDK-ja nuk paska kushte. Thjeshtë po thotë që për t’u përfshirë në dialog, ajo duhet të jetë në pushtet. Madje nuk paska më rëndësi edhe nëse në këtë pushtet është edhe PDK-ja.

Është lajm i mirë avancimi i qëndrimit të LDK-së, por unitetin për ta përfaqësuar Kosovën në dialog, duhet ta krijojmë duke vendosur parime e vlera, e jo duke e shfrytëzuar procesin për të marrë pushtet për vete.