Pas mësimdhënësve kosovarë, edhe ata të Los Angeles kërkojnë rritje të pagave
Më shumë se 30.000 mësues në Los Angeles po protestojnë duke kërkuar rritje të pagave .
Studentët që arritën gjatë ditës së hëne në shkollë i panë mësuesit e tyre duke protestuar për paga më të larta, transmeton Indeksonline.

Unioni i mësuesve patën bisedime zyrtare gjatë fundjavës me distriktin e shkollës por bisedimet u ndalën pasi që ,siç thanë mësimdhënësit, oferta e bërë ishte qesharake.
Mësuesit e Los Angeles po kërkojnë rritje të pagave 6.5%.
Përveç pagave, ata po kërkojnë rritje të punëtorëve në biblioteka, të rritet zvogëlim e klasave dhe të ketë më pak testime./Indeksonline/