City si “zhuga”, si ndahet Liverpoolit
Manchester City ka mposhtur Wolvesin me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së 22-të të La Ligas e cila u zhvillua në “Etihad”.
Serinë e golave e hapi Gabriel Jesus në minutën e 10-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Braziliani e dyfishoi rezultatin në minutën e 39-të me një gol nga penalltia.
Golin e tretë e shënoi Coady (autogol) në minutën e 78-të.
Me këtë fitore, City është në vendin e dytë me 53 pikë, katër më pak se Liverpooli dhe pesë më shumë se Tottenham. /IndeksOnline/