75 Mall Live Search
08:14 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Shqiptari gjendet i varur në qelinë e burgut

Një shqiptar është gjendur i varur në qelinë e burgut në Agios Nikolaos në Kretë.

Lajmi publikohet nga mediat greke ndërsa nuk bëhet ende i ditur emri i shqiptarit.

Autoritetet dhe shërbimi mjekësor u njoftua menjëherë, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë shqiptarin.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë shqiptarin të ndërmarrë këtë akt.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.