Lushtaku arrin në Holandë, intervistimi i tij nis nesër në ora 10:00
Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku ka arritur tashmë në Holandë.
Kjo gjë është bërë e ditur nga deputeti i Nismës, Milaim Zeka.
Lushtaku është ftuar nga Gjykata Speciale, ndërsa nesër do të intervistohet nga prokurorët e Dhomave të Specializuara.
Bashkë me Sami Lushtakun dhe deputetin Zeka është edhe djali i Sami Lushtakut, Mërgimi, transmeton Indeksonline.
Intervstimi i Lushtakut nesër do të fillojë në ora 10:00, por që nuk dihet kur do të përfundojë.

Postimi i plotë:
Sa arritem ne Holande me Gjeneralin Lushtaku
Bashke me Gjeneralin Sami Lushtaku dhe deputetin Mergim Lushtaku, kemi arritur ne Holand. Pas pak pritet takimi me avokatin britanez, i cili ka qene prokuror kunder Millosheviçit ne Tribunalin e Hages.
Neser, ne ora 10.00 do te filloje intervistimi i gjeneralit Lushtaku.
