75 Mall Live Search
14:50 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj merr ftesë për Lutjet e Mëngjesit në Washington, por taksa ja ka ngatërruar punët

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur sot se ka marrë ftesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Lutjet e Mëngjesit në Washington.

Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë tha se ftesën e ka marrë por që në këtë klimë të tanishme që ka të bëjë me zhvillimet e vendosjes së taksës 100%, ndoshta shkon më vonë.

“Ftesë kam, pra e kam marrë. Por nuk kam vendos a do të shkojë a jo ende. Edhe pse në këtë klimë të tanishme me taksën më duket se më mirë me prit me shku më vonë”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si: senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës./Indeksonline/