Intervistimi i gjatë i Remit në Hagë, merret në pyetje mbi nëntë orë
Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa- Remi po intervistohet ende nga Prokurorët e Dhomave të Specializuara, në Hagë të Holandës.
Derisa dje intervistimi i tij zgjati shtatë orë, sot në ditën e dytë ai është edhe më i gjatë.
Remi bashkë me avokatin e tij, Arianit Koci kanë hyrë brenda ndërtesës së Prokurorisë në orën 10:00 ndërsa intervistimi po vazhdon edhe tani kur ora shënon 19:00.

Ekipi i Indeksonline po qëndron në Hagë për të përcjell intervistimin e ish pjesëtarëve të UÇK-së nga Specialja.
Remi të dielën nga aeroporti i Prishtinës ka deklaruar se ndjehet i pafajshëm dhe se po i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale për pretendimet e bëra nga Dick Marty.

Nesër në Hagë do të nis intervistimi i ish komandantit tjetër të UÇK-së nga Zona e Drenicës, Sami Lushtaku./Indeksonline/