Lushtaku: Paqe nga Haga, por kur do të vijë dita e drejtësisë për krimet e Serbisë në Kosovë
Deputeti Mergim Lushtaku ka përcjellur në hyrje të objektit të Gjykatës Speciale babain e tij, ish-komandantin e UÇK-së, Saminë.
Lushtaku është shprehur se prindi i tij është gjithmonë i gatshëm të dëshmoj pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së, transmeton Indeksonline.
Mirëpo, ai ka parashtruar pyetje se kur do të vijë dita e gjykimit dhe drejtësisë për vrasjen e mbi 13 mijë civilëve, masakrave, dhunimit të 20 mijë grave, e spastrimit etnik.
Postimi i plotë:
Paqe nga Haga
Gjithmonë i gatshëm për të dëshmuar pastërtinë e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Njëherë në gjykatat e UNMIK-ut, më pas të EULEX-it, tani në Gjykatën Speciale dhe çdo gjykatë tjetër që do të mund të themelohet në të ardhmen, do të jem gati që ta mbroj luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila ka qenë e drejtë dhe për liri të cilën e gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë.
Mirëpo, kur do të vijë dita për gjykim dhe drejtësi ndërkombëtare për:
1. Vrasjen e 13,900 civilëve shqiptarë nga shteti serb,
2. Kryerjen e 400 masakrave,
3. Dhunimin e 20 mijë grave shqiptare,
4. Mijëra shqiptarë ende të pagjetur,
5. Spastrimi etnik i mbi një milion shqiptarëve.
Secili shqiptar, une dhe ti që po e lexon këtë tekst beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së, beson në drejtësi./Indeksonline/
