75 Mall Live Search
17:37 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Talentin që po e kërkon Barcelona shpallet më i miri i muajit

Barcelona i ka vënë syrit talentit të Ajaxit, Frankie de Jong.

Ylli holandez po kalon formë jashtëzakonisht të mirë në Eredevisie me skuadrën e tij, shkruan Indeksonline.

Mesfushori madje është shpallur futbollisti më i mirë i muajit dhjetor në këtë ligë.

21 vjeçari gjatë verës mund të veshë fanellën e Barcës për ta vazhduar karrierën e tij. /IndeksOnline/