75 Mall Live Search
22:06 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Limaj thotë se SHBA është bashkëpronare e lirisë, tregon kushtin për heqjen e taksës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova po kërkon të trajtohet dinjitetshëm si shtet.

Numri dy i qeverisë së Kosovës ka thënë se nuk mund të pranojmë që Serbia të na quajë Kosovë- e Metohi dhe të fus mallra me emërtime jokushtetuese.

Ai ka thënë se të gjitha vendet përreth nesh duhet ta dinë se nga tani Kosova do ta aplikoj reciprocitetin në çdo fushë.

Serbia, thotë Limaj se fyen Kosovën kudo që i ipet mundësia.

“Vendimi për taksën është vendim shtetëror politikë dhe qeveria e ka marre përgjegjësinë dhe ne i qëndrojmë prapa kryeministrit. Sikundër që e këshillojmë kryeministrin për vendime që duhen marrë. Nuk kemi problem me SHBA-të. Serbia vazhdimisht e ka prishur klimën për bisedime. Pozicioni ynë është të krijohet klimë e dy anshme. Serbia t’i ndal veprimet e saj armiqësore dhe të tregoj vullnet për arritje përfundimtare. Narrativi dhe sjellja e Serbisë janë në shpërputhje me veprimet e tyre”, ka thënë Limaj në Zona B.

SHBA, sipas Limajt, është bashkëpronare e lirisë së Kosovës dhe në çdo tavoline ku është SHBA ai ka thënë se nuk duhet të frikësohemi.

Sa i përket takimit në Bruksel, Limaj ka thënë Kosova futet në një dialog e cila si përfundim ka njohjen reciproke, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe i hap perspektive të qartë evropiane vendit.

Kosova thotë Limaj është e gatshme për dialog dhe po provojnë të qëndrojnë një qëndrim unik për këtë temë.

“Topi që ishte në fushën e Kosovës tash po kthehet në fushën e Serbisë. Ne duke u konsoliduar, Vuciqi duke shprehur idenë për zgjedhje në Serbi. Serbia dyshoj se është e gatshme në dialog dhe prandaj ne duhet shprehur demonstrimin tonë për një dialog konstruktiv. Me rëndësi është të kryejmë punën tonë dhe mos t’i mbetet faji Kosovës”, ka shtuar Limaj./Indeksonline/