75 Mall Live Search
22:15 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Bllokohet mes rampave, vetura me shoferin brenda goditet nga treni

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Uster të kantonit të Cyrihut, në Zvicër.

Sot rreth orës 15:00 një veturë kishte mbetur mes rampave, të cilat ishin mbyllur për shkak se treni ishte afër kalimit nëpër rrugën ku kalojnë veturat.

Në video shihet një grua, e cila rregullon trafikun, duke i dhënë urdhra shoferes së veturës që kishte mbetur e ngujuar mes rampave, për t’u larguar disi, pasi rrezikonte që të goditej nga treni, shkruan Indeksonline.

Në atë rast, një i moshuar shihet teksa vjen për t’i ndihmuar gruas që ishte shofere, duke u munduar që ta skajojë disi veturën.

Mirëpo, treni arrin para se vetura të largohet dhe e godet atë.

I moshuari shihet duke dalë nga vetura ndërsa të tjerët vrapojnë për t’i ndihmuar. Nuk dihet nëse ka pësuar lëndime serioze./Indeksonline/