75 Mall Live Search
10:27 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Studentja izraelite dyshohet se u përdhunua dhe më pas u vra teksa ishte në “Facetime” me motrën!

Një studente izraelite u vra në një sulm të vonshëm në Australi, teksa ishte duke biseduar në telefon me motrën.

Aia Maasarwe u gjet krejt e veshur nga një punëtor pran qendrës tregtare “Melbourne’s Polaris në orën 7 të mëngjesit ditën e mërkurë.

Policia nuk i ka konfirmuar raportimet se ajo ishte sulmuar seksualisht, ani pse tha se edhe për këtë çështje hetimet po vazhdojnë.

Kurse, motra e saj ka pohuar se ishte duke biseduar me të në telefon kur ajo u sulmua, dhe telefoni u mbyll.

“Dëgjova zhurmën e telefonit të binte në tokë dhe disa zëra” tha motra e studentes.

“Ishte një sulm i tmerrshëm i shkaktuar një gruaje të re që ishte mysafire në vendin tonë” tha Andrew Stamper për gazën “Melburn”.

Stamper tha se rastin e raportoj motra e saj, duke telefonuar policinë pasi që ajo nuk i përgjigjej më./Indeksonline/