Arrestohet një person në Prizren, nxiti për vetëvrasje të miturën
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren.
Kjo pasi, i njëjti dyshohet ta ketë shtyrë në tentim për vetëvrasje viktimën e mitur, transmeton Indeksonline.
Viktima është duke u trajtuar në QKUK.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Indeksonline/