75 Mall Live Search
10:33 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Kaq para u vodhën mbrëmë nga grabitja e armatosur në një kazino në Prishtinë

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar Indeksonline ka raportuar për një grabitje të armatosur në Prishtinë.

Grabitja u bë në një lokal kazinoje, ku u arrit të grabiteshin një sasi madhe e parave.

Përmes raportit 24 orësh të policisë bëhet e ditur se shuma e parave të cilat u grabitën mbrëmë nën kërcënimin e armës, është dy mijë euro.

“Viktima mashkull K-Shqiptar punëtor në një lokal të lojërave të fatit ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur rreth (dy mijë) 2000 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Policia tashmë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast si dhe për të identifikuar personat e implikuar.

Përpos kësaj duhet përkujtuar që numri i grabitjeve në vend përgjatë vitit të kaluar ishte shumë i madh./Indeksonline/