75 Mall Live Search
18:59 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Kreativiteti nuk ka fund, një grua bënë art me flokët e saj të gjata

Një grua afrikano-perëndimore ka dërguar kreativitetin në një nivel të ri, duke përdorur flokët e saj për të bërë dizajne të ndryshme.

Nga majmunët në bori, Laetitia Ky ka përdor flokët e saj për të krijuar të gjitha llojet e stileve të ndryshme.

22-vjeçarja thotë se i duhen orë për të hartuar shfaqjet unike, por puna që ajo po bënë i ka sjellur mijëra ndjekës në Instagram.

“Unë përdor zgjatimet e flokëve , tela, leshi, fije,” tha Ky për krijimet e saj. “Për të mbajtur të gjitha në vend, mua më duhet të bëj një bisht të shtrënguar shumë si bazë për stilin”.

Ajo nuk përdor produkte të flokëve dhe fokusohet në gërshetim për të formuar pamjen. Ajo tha se për gjithë këto krijime ishte e frymëzuar nga paraardhësit e saj afrikanë.

Ajo gjithashtu shpesh bën deklarata politike me flokët e saj, duke iu drejtuar lëvizjes ‘MeToo’ si dhe dhunës me armë./Indeksonline/