Rihanna së shpejti me një linjë super luksoze të veshjeve!
Ajo fillimisht bëri emër në muzikë për të kaluar më vonë edhe në industrinë e modës.
Ylli i muzikës, Rihanna shumë shpejt pritet të sjell një tjetër linjë të veshjeve dhe aksesorëve, shkruan Indeksonline.

30 vjeçarja ka bashkuar forcat me një prej emrave më të suksesshëm në botë, LVMH Moët Hennessy për të sjell një linjë super luksoze e cila do të përfshijë veshje, aksesor dhe produkte që do të arrijnë vlera marramendëse.

Duke qenë se Rihanna nuk është dizajnere kompania e njohur ka zgjedhur punëtor të kualifikuar nga markat Louis Vuitton dhe Celine të cilët do të punojnë në projektin ‘gjigant’.

Rihanna në kuadër të emrit të saj ka lansuar një linjë të produkteve të bukurisë dhe të brendshme për femra./Indeksonline/