75 Mall Live Search
08:13 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Dimrit e keni më të vështirë të humbisni peshë

Në pranverë dhe verë është më e thjeshtë për të qëndruar në formë. Dielli shkëlqen, ditët janë më të gjata, vetë stinët sjellin në tavolinë një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh të sezonit si dhe njerëzit janë më të motivuar për të qenë aktiv dhe të dalë shëtitje.

Ndërsa në dimër kjo gjë është më e vështirë, sidomos kur temperaturat jashtë janë në zero. Ja 4 arsye pse është më e vështirë në dimër për të humbur peshë.

1-Tundimet janë të mëdha.

 Çokollata e zezë, ushqimet me yndyrë dhe shumë kalori, ëmbëlsirat, mungesa e aktivitete, qëndrimi shtrirë dhe ngrohtë janë shumë tunduese për të bërë zgjedhje të këqija lidhur me shëndetin. Gjithashtu në dimër stresi është më i pranishëm duke bërë që të abuzoni edhe më shumë me ushqimin.

 2-Keni mungesë vullneti dhe motivit.

Kush do të që stërvitet në mot të acartë? Temperaturat e ulëta ulin dëshirën për të dalë shëtitje, vrap apo kryer ndonjë aktivitet tjetër jashtë shtëpisë.

3-Do të konsumoni më shumë kripë.

Fakti që në dimër mund të hani më pak ushqime të freskëta dhe më shumë ato të konservuara, makarona dhe patate të skuqura do të shtojnë konsumin e kripës. Kjo do të thotë më shume grumbullime uji dhe inflamacioni në trup.

 4-Mungesë dëshirë për të ngrenë perime.

 Kur është ftohtë në të vërtet trupi nuk kërkon brokoli apo sallata.  Përkundrazi karbohidratet, sheqeri dhe ushqimet me shumë kalori janë ato që të kërkon trupi dhe gjendja emocionale.