Koci vazhdon të qëndroi ende në Hagë
Avokatët Arianit Koci dhe Granit Vokshi po vazhdojnë të qëndrojnë në Hagë të Holandës, ani pse dy klientët e tyre që u intervistuan këtë javë nga Prokurorët e Dhomave të Specializuara, Rrustem Mustafa- Remi dhe Sami Lushtaku janë kthyer dje pasdite në Kosovë.
Qëndrimi i tyre edhe më tutje në Hagë lë dyshim se ata do ta mbrojnë së shpejti edhe ndonjë të ftuar tjetër nga Specialja.

Indeksonline ka kontaktuar me Kocin për të pyetur rreth ndonjë ftese të re nga Specialja, mirëpo i njëjti ka hezituar të përgjigjet.
“Krejt çka mundem me konfirmu është se unë dhe kolegu Granit Vokshi, jemi ende në Hagë”, ka thënë shkurt Koci./Indeksonline/