75 Mall Live Search
22:13 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Detaje të reja për të lënduarit në incidentin në Rahovec

Më herët u raportua që në fshatin Ratkofc të Rahovecit shpërtheu një bombol gazi, ku mbetët të lënduar disa persona.

Për Indeksonline, Zëdhënësja e Policisë nga rajoni i Gjakovës, Lirije Podrimaj ka dhënë detaje të reja nga incidenti.

Numri i personave të lënduar është 11-të. Katër prej tyre janë hospitalizuar në spitalin rajonal “Isa Grezda” kurse të tjerët pas kontrolleve mjekësore janë liruar për në shtëpi.

Katër personat e hospitalizuar janë jashtë rrezikut për jetë sipas personelit mjekësorë. /Indeksonline/