Trump dhe Kim Jong Un do të takohen përsëri në shkurt
Presidenti Donald Trump dhe diktatori i Koresë Veriore, Kim Jong Un do të takohen përsëri në fund të muajit shkurt.
Kështu ka lajmëruar Shtëpia e Bardhë, duke shtuar tutje se lokacioni dhe data do të bëhen publike në ditët në vijim, transmeton Indeksonline.
Ky do të jetë takimi i dytë pas atij në Singapor, ku u morë vendim që të lirohen tre amerikanë të burgosur.
Korea e Veriut po ashtu ka forcuar lidhjet me Kinën, ku dy liderët e këtyre shteteve janë takuar disa herë brenda një kohe të shkurtër./Indeksonline/