Grabitje e armatosur në Prishtinë
Këto ditë rastet e grabitjeve të armatosura në Kosovë kanë qenë të shpeshta.
Edhe sonte, një institucion mikrofinanciar është grabitur në kryeqytet rreth orës 18:00.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një rast grabitje të armatosur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, saktësisht në një institucion mikrofinanciar”, ka thënë Ahmeti.
Rastit i janë përgjigjur njësitë e nevojshme policore të cilat kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin./Indeksonline/