Dortmund mposht Leipzigun dhe ruan distancën me Bayernin
Borussia e Dortmundit e nis me fitore fazën e dytë të Bundesligës, sukses që merr më shumë vlerë nga fakti që u arrit në transfertë dhe përballë një rivali të fortë se Leipzigu, që renditet në katërshen e parë të kampionatit.
Skuadra e drejtuar nga Lucien Favre u mjaftua me golin e Witsel, pasi u shërbye nga Lukas Piszczek, që në minutën e 19-të të takimit.
ACABOUUUUUUUUUU!! Leipzig 0-1 Dortmund. Gol de Axel Witsel. #RBLBVB pic.twitter.com/UxWeAvnKgJ
— Borussia Dortmund BR (@BVB09BRA) January 19, 2019
Verdhezinjtë u treguan shumë të kujdesshëm në fazën mbrojtëse, duke u mjaftuam me një fitore minimale, që e çon sërish në 6 pikë diferencën me Bayernin e vendit të dytë.

Edhe Borussia e Moenchengladbahut fitoi me rezultatin minimal 1-0 në fushën e Bayern Leverkusenit me gol të Alasan Pleas.
Falë këtij suksesi Gladbahu ruan vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.