75 Mall Live Search
13:56 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Pas kthimit nga Specialja, Lushtaku takohet me Thaçin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar sot ish-Komandantin e UÇK-së, dhe ish-kryetarin e Skenderajt nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku.

Thaçi në fotografinë e publikuar në Facebook, ka shkruar se Lushtaku ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Duhet përkujtuar që Lushtaku ka pak ditë që është kthyer nga Holanda, pas intervistimit që iu bë nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në kuadër të Gjykatës Speciale, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot e takova bashkëluftëtarin e orëve të para të UÇK-së, Sami Lushtakun, i cili ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Krenohemi me të kaluarën, besojmë në të ardhmen! HTH