Mblidhen SBASHK-u, diskutohet për grevën
Në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ndërsa temë kryesore do të jetë greva.
Ky takim vjen pas fillimit të javës së dytë të vazhdimit të grevës nga ana e tyre, por edhe pas refuzimit të ofertës që mbrëmë kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj u bëri mësimdhënësve për ngritjen e pagave.
Mbledhja po udhëhiqet nga kryetari SBASHKU-t Rrahman Jashari, i cili sot për Indeksonline edhe një herë e potencoi që nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre, deri në realizimin e saj.
Derisa kryetar të shumë komunave kanë bërë thirrje që të rifillojë procesi mësimor, pasi që fëmijët në këtë rast janë humbësit më të mëdhenjë.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar në lidhje me këtë takim./Indeksonline/