75 Mall Live Search
14:45 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Komuna e Gjilanit i bie pishman, thotë se nuk e ndërpret grevën

Komuna e Gjilanit në një njoftim të ri njofton se nuk ka vendim për ndërprerjen e grevës, por kërkon nga SBASHK dhe Qeveria që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për fillimin e mësimit

“Komuna e Gjilanit sqaron opinionin se nuk ka vendim për ndëprerjen e grevës së mësimdhënësve, por e fton Qeverinë e Kosovës dhe SBASHK’un që urgjentisht ta gjejnë zgjidhjen me qëllimin që të fillojë mësimi”, thuhet në një njoftim të ri pë media nga Komuna e Gjilanit.

Sipas njoftimit, Komuna e Gjilanit në vazhdimësi ka përkrahur dhe e përkrah kërkesat e arsyeshme të mesimdhensëve, por për hir të nxënësve, prindërve dhe fëmijëve, fton Qeverinë dhe SBASHK’un që të reflektojnë në mënyrë urgjente sepse çdo orë e humbur për nxënësit është humbje e madhe.

Rikujtojmë së më heret kjo komunë njoftoi për ndërprejrejn e grevës, por më vonë erdhi sqarimi i tyre.

——–

Komuna e Gjilanit ka vendosur që të ndërpres grevën e mësimdhënësve, e cila ka nisur ditë më parë dhe nga e marta nxënësit e të gjitha shkollave do t’i kthehen procesit të rregullt mësimor.

Vendimi është marrë pas takimit të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, me drejtorët e të gjitha shkollave fillore, të mesme dhe institucioneve parashkollore, transmeton Indeksonline.

“DKA së bashku me drejtorët e shkollave në vazhdimësi ka përkrahur dhe e përkrah kërkesat e arsyeshme të mësimdhënësve të dala nga SBASHK-u, por për hir të nxënësve, prindërve dhe fëmijëve, fton mësimdhënësit e të gjitha IEA-ve që të mbizotëroje arsyeja dhe mësimi të fillojë që nga nesër duke besuar fuqishëm se këto kërkesa do të realizohen së shpejti në koordinim mes Qeverisë, MASHT-it dhe SBASHK-ut”, ka thënë Gagica, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/