75 Mall Live Search
19:55 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

‘Nxehet’ Bebe Rexha, ofendon ata që e kritikojnë për peshën!

Bebe Rexha krahas një karriere të suksesshme komentohet vazhdimisht edhe për linjat e saj të trupit.

Dhe kjo ka ndikur që këngëtarja shqiptare me famë botërore, të reagojë me anë të një video, shkruan Indeksonline.

Bebe e cila është nominuar për ‘Grammy Awards’ ka deklaruar se është në kërkim të një fustani sa ë glamuroz për këtë event, por që disa dizajner kanë refuzuar të punojnë me të për shkak të linjave të saj të plota.

“Jam në kërkim të një veshje për Grammys, por disa dizajner kanë refuzuar të punojnë me mua për shkak të peshës sime, jam unë ajo në fakt që nuk dua të punojë me ju as nuk dua ti vesh fustanet e juaj të mallkuar” ka thënë Bebe.

Ndërsa ajo ka dhënë edhe një mesazh motivues për të gjitha femrat në botë.

“Më falni, por më duhet ta them këtë. Nëse ju nuk e pëlqeni stilin tim dhe muzikën time kjo është një gjë. Por, mos thonë që ju nuk mund ta bëni një veshje për një femër që nuk ka linja të modeleve. Nxitni femrat që ta duan trupin e tyre në vend që ti bëni femrat që të ndihen keq për trupin e tyre. Ne jemi të bukura në çfarëdo peshe që kemi! Të dobëta apo të plota! Dhe pesha ime megjithatë është duke shkuar në Grammys. Duajeni trupin tuaj.” Ka shkruar Bebe Rexha.

Kujtojmë që këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa është e nominuar në ndarjen e çmimeve ‘Grammy Awards’./Indeksonline/