09:26 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

S’përfillet kërkesa e Ramiz Lladrovcit, vazhdon greva në Drenas

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i komunës së Drenasit u ka bërë thirrje mësimdhënësve të ndërprejnë grevën për të nisur procesin mësimor.

Por, e njëjta kërkesë e Lladrovcit duket se ka hasur në veshë të shurdhër.

Në një prononcim për Indeksonline, i pari i Drenasit ka thënë se Sindikata ka vendosur të vazhdohet greva.

“Dje ne kemi kërkuar të gjindet një zgjidhje rreth kësaj situate, megjithatë Sindikata ka vendosur të vazhdohet greva e cila është duke u respektuar edhe në Komunën e Drenasit”, ka thënë Lladrovci.

Për dallim nga komuna e Drenasit, është komuna e Deçanit ajo e cila pas disa ditësh i është kthyer procesit mësimor duke mos vazhduar grevën. /Indeksonline/