Dënohen me burgim të përjetshëm tre burrat që përdhunuan 14 vjeçaren
Një grup prej tre burrash janë dënuar me burgim të përjetshëm pasi që kishin përdhunuar një vajzë 14 vjeçare.
Mohammed Karrar, Bassam Karrar dhe Anjum Dogan fillimisht kishin dehur viktimën me alkool e pastaj edhe droguar, gjë që e kishin përsëritur për disa vite.
Ngjarja kishte ndodhur në Oksford, në mes të viteve 2002 deri në vitin 2005, duke e dhunuar gjatë këtyre viteve sistematikisht.
Tashmë dënimi për të tre është shpallur, duke u dhënë atyre një jetë në burg./Indeksonline/


