75 Mall Live Search
13:18 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Dyshohet se disa minatorë kanë mbetur të bllokuar në minierën e Trepçës

Trafostacioni kryesor, i cili është në kuadër të Trepçës- Mitrovicë, është përfshirë nga flakët, duke lënë kështu një pjesë të qyteti pa energji elektrike.

Një dëshmitar, në kushte anonimiteti ka thënë për Indeksonline se pas djegies së Trafostacionit 110/35/6.3kV, rreth 200 minatorë kanë mbetur të bllokuar në minierë.

Në një prononcim për Indeksonline ai ka thënë se është duke u punuar për t’u gjetur një gjenerator i cili ka kapacitetin për të ndihmuar ata për t’i nxjerrë nga brenda.

Ndryshe, sipas tij, si pasojë e kësaj, disa ditë një pjesë e Mitrovicës do te jetë pa energji elektrike.

Por, ky numër i minatorëve ende nuk është konfirmuar nga zyrtarë të Trepçës, të cilët në një pronocim për Indeksonline kanë thënë se ka minatorë që kanë mbetur brenda në minierë, por ende nuk dihet numri i tyre. /Indeksonline/

https://indeksonline.net/digjet-trafostacioni-kryesor-mitrovica-mbetet-pa-energji-elektrike/